Gazeta e përditshme britanike “The Guardian”, e ka publikuar listën me 100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2017. I udhëhequr nga legjenda braziliane Ronaldo, paneli global i The Guardian me lojtarë, trajnerë, transmetues, reporterë, korrespondentë dhe redaktorë u drejtua nga 27 ish-profesionistë dhe profesionistë aktualë të cilët i kanë fituar 698 ndeshje së bashku.



