
Një sasi droge është sekuestruar nga policia kufitare e Durrësit.
Autoritetet doganore kanë zbuluar 2 kg heroinë brenda një kamioni të ngarkuar me pelet dhe sipas informacioneve të para droga u gjet me proces skanimi.
Ndërkohë drejtoria e Doganave tha se po priten strukturat antidrogë për vijimin e hetimit të heroinës së gjetur në kamion
Autoritetet Doganore po zhvillojnë një kontroll të përbashkët me policinë kufitare pasi mjeti u skanua dhe doli i markuar.



