Një tërmet ka goditur ditën e sotme qytetin e Lezhës. Raportohet se magnituda ka qenë e shkallës 4.2 rihter, duke frikësuar paksa qytetarët.
Vendi prej pak kohësh kishte rënë në qetësi nga dukuri të tilla natyrore, por këto lëkundje kanë risjellë edhe njëherë në mendje tërmetin fatkeq të 26 nëntorit që i mori jetën 51 qytetarëve në vend.



