Italia ka regjistruar një shifër rekord infektimesh gjatë 24 orëve të fundit me 32.191 raste të reja.
Numri I viktimve ka qënë gjithashtu në shifra rekord duke shënuar 731 humbje jete.
Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona. Zona e kuqe e cila është vatra me e rrezikshme aktive aktualisht, zona portokalli e cila është dhe zona e mesme dhe zona e verdhë e cila konsiderohet me numrin më të ulët të infektimeve.
Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria italiane duket sikur virusi nuk ndalet dhe numri i infektimeve në vend mbetet i lartë.



