Venecia: Anulimi i 30 qershorit nuk përbën shkak për shkarkim

Venecia: Anulimi i 30 qershorit nuk përbën shkak për shkarkim

“Edhe nëse presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve, shkarkimi nuk justifikohet”.

Ky është opinioni final i Komisionit të Venecias lidhur me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e presidentit Ilir Meta.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Këshillit të Europës për opinionin final, ekspertët konkuldojnë se “ndërsa presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, ka tregues se veprimet e tij janë të një natyre që nuk e justifikon shkarkimin”.

Sipas mendimit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit në Shqipëri, Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojnte legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet .

Në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Kuvendi do të konstatonte se Presidenti i tejkaloi kompetencat, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse ky ishte një veprim që mund të konsiderohet "shkelje serioze".

Ekspertët theksojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritshmëritë se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve.

 Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do ta përcaktonte këtë një shkelje serioze, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në shkarkim, duke marrë parasysh fuqinë e Sesionit Plenar të Kuvendit për të konsideruar qëllimet e tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabilitetit në vendi.

Nëse Kuvendi do të vendosë në favor të shkarkimit, në fund do t'i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje "serioze" që do të justifikonin shkarkimin e tij.

Venecia miraton raportin përfundimtar: Meta kapërceu kufijtë për anulimin e 30 Qershorit, por nuk mjafton për shkarkim

14:29 - Komisioni i Venecias miratoi sot raportin përfundimtar duke deklaruar se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por kjo nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë dhe për ta shkarkuar nga detyra.

Komisioni ka theksuar se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të atillë sa të justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit .

Në raportin zyrtar të Komisionit thuhet se: "Ekspertët e Komisionit të Venecias dalin në përfundimin se, pavarësisht se Presidenti mund të ketë vepruar në tejkalim të fuqive të veta Kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të atillë sa të justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit.

Komisioni i Venecias vëren se Presidenti i Shqipërisë nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të një gjendjeje të jashtëzakonshme, si luftë apo katastrofë natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një ligj të posaçëm për të shtyrë zgjedhjet.

Si kundërpërgjigje ndaj krizës politike në vend dhe bojkotit nga disa parti politike kryesore, Presidenti në fillim i anuloi zgjedhjet e më pas i shtyu ato. Pavarësisht se Parlamenti vendos se Presidenti tejkaloi kompetencat e tij, Komisioni i Venecias ka dyshime nëse këto ishin të atilla sa të konsideroheshin “shkelje të rënda”.

Ekspertët nënvizojnë thirrjen e Presidentit për dialog dhe pritshmërinë se shtyrja e zgjedhjeve do të kishte kontribuar në arritjen e një kompromisi mes partive. Ata theksojnë mungesën e ankimimit të dekreteve të Presidentit në Gjykatë.

Për më tepër, zgjedhjet vendore nuk kanë të njëjtin status kushtetutshmërie si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë që, pavarësisht se Parlamenti do të vendose se shkeljet ishin të rënda, kjo nuk do të duhet të sillte domosdoshmërish nisjen e procedurave të shkarkimit, duke marrë në konsideratë objektiva të tjerë kushtetues, si ruajtja e balancave dhe stabiliteti i vendit.

Nëse Parlamenti vendos pro shkarkimit do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese që të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit përbëjnë shkelje aq “të rënda” sa për të justifikuar shkarkimin e tij”. 

Raporti që u miratua sot do publikohet të hënën i plotë dhe do i dërgohet Komisionit të Posaçëm Hetimor që është ngritur në Shqipëri për të evidentuar shkeljet e kreut të shtetit.

Edhe nëse ky raport do të miratohet në Kuvend, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është ngritur.

Ndërkohë pak orë pasi ka dalë opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, në presidencë do të ketë një deklaratë për mediat. “Në Institucionin e Presidencës në orën 17:00 Konferencë për Shtyp”, njofton zyra e shtypit e Presidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy