Ishulli i Sazanit në flakë/ Çako: Po punojmë me të gjitha mundësitë, baza ushtarake nuk është në rrezik (VIDEO)

Ishulli i Sazanit në flakë/ Çako: Po punojmë me të gjitha mundësitë, baza ushtarake nuk është në rrezik (VIDEO)

Prej tri ditësh vatrat e zjarrit janë aktive në ishullin e Sazanit duke marrë përpara sipërfaqe të mëdha të tokës.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në një komunikim për edicionin e “MCN live”, thotë se për fikjen e vatrave të zjarrit janë përqendruar forca të mëdha të zjarrfikëses dhe të të gjitha strukturave operacionale.

Situata e zjarrit është prezentë në disa sipërfaqe, edhe pse disa zona janë fikur, për shuarjen e saj janë përqendruar forcat për fikjen e zjarreve.

Edhe pse nuk jemi në nivelin maksimal të kapaciteteve, megjithatë po punojmë më të gjitha kapacitete dhe mundësitë edhe për mbështetjet nga ajri, jemi ën pritje të konfirmimit. Vatra është ënde në pjesën jugore të Sazanit, janë djegur pjesa më e madhe me fier e shkurre dhe një pjesë pishe.

Ndihma kemi kërkuar gjithmonë do të kërkojmë sepse jemi pjesë e aderueshme e mekanizmave të mbrojtjes civile dhe po shohim për të shtuar kapacitete tona. Janë rreth 80 forca aktive dhe priten të shtohen duke inspektuar edhe nga zona e ajrit.

Sipas tij, dora e njeriut është shkaktarja e këtij zjarri, ndërsa po punohet për hetimin dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Ndërkohë Çako, mohon faktin se baza ushtarake në Sazan është në rrezik nga zjarri në ishull.

Dora e njeriut është shkaktari kryesor, para 4-5 ditësh e ka ndezur këtë zjarr, pastaj e kemi fikur, por është riaktivizuar sërish, jemi duke hetuar për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët.

Nuk ka risk për bazën ushtarake në Sazan, pasi zjarri është në një largësi nga kjo bazë, nuk kemi alert në këtë nivel rreziku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy