Jo më shumë se 30 minuta pas lajmërimit për vdekjen e Fidel Kastros, rrugët e Majamit u mbushën me festime. Komuniteti kuban që jeton aty u derdh në rrugë ëpr të festuar për largimin nga jeta të liderit komunist.
“Po Kuba, jo Kastro”, brohorisnin ata, ndërsa të tjerë thërrisnin “Kuba e lirë” (Cuba libre).
Shumë kubanë u vendosën në Majami, Tampa, Nju Xhersi etj. Pasi Kastro mori pushtetin ën vitin 1959. Disa ishin mbështetës të Fulgencio Batistas, paraardhësi i Kastros në pushtet, ndërsa të tjerë ikën me shpresën për t’u kthyer pasi Kastro të rrëzohej nga pushteti. Kjo e fundit nuk ndodhi kurrë.



