Në komentet e para të Koresë së Veriut drejtuar administratës së Joe Biden, motra e Kim Jong-un kritikoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për stërvitjet ushtarake dhe paralajmëroi të parën kundër provokimeve të mëtejshme, nëse dëshiron një "gjumë të mirë për katër vitet e ardhshme".
Deklarata e Kim Yo-jong ditën e sotme është bërë ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërritën në Azi për të biseduar me aleatët e SHBA, Japoninë dhe Korenë e Jugut për Korenë e Veriut, si dhe çështje rajonale.
Ata kanë takime në Tokio të Martën përpara se të flasin me zyrtarët në Seul të Mërkurën.
Ajo ka deklaruar se Veriu do të konsiderojë gjithashtu heqjen e një zyre që merrej me turne të Koresë së Jugut në Diamond Mountain, të cilën Seul e pezulloi në 2008 pasi një roje e Koresë së Veriut qëlloi për vdekje një turist të Koresë së Jugut.



