Të paktën 10,000 civilë janë vrarë dhe më shumë se 18,500 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
Shifrat i bëri me dije Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë (HRMMU).
Shifra prej 10,000, e cila përfshin më shumë se 560 fëmijë, përbëhet nga vdekjet civile të verifikuara nga Kombet e Bashkuara.
HRMU vuri në dukje, megjithatë, se numri aktual i njerëzve të vrarë dhe të plagosur ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë.



