Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës lidhur me imunitetin e Saimir Tahirit. Pavarësisht se kishte një rend tjetër dite, debati është përqendruar në temën kryesore të ditëve të fundit.
Debatet për ish-ministrin Tahiri:
Alibeaj: Jo më drejtësi për qytetarët. Ky është vullneti i këtij Kuvendi. Çfarë u kuptua nga rasti Tahiri?
Manja: Keni një sallë poshtë për deklarata.
Alibeaj: Vullnet politik i mazhorancës për të penguar reformën në drejtësi siç bëtë me rastin Tahiri. Ju nuk doni të bëni drejtësi. Ja mohuat drejtësisë të drejtën për të gjykuar Tahirin dhe qeverinë.
Manja: Lëreni se e ka porosi. Ta mbarojë e të iki.
Bashkim Fino: Ligji është teknik. Nuk ka të bëjë me atë që thotë PD. Alibeaj bëri politikë. Moderoni mbledhjen. Momenti i gabuar për të bërë politikë.
Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë. Keni mundësi deri të mërkurën ta rregulloni.
Bylykbashi: Tahirit ia dhatë falas mbrojtjen nga drejtësia. Iu kanë ngelur pantallonat tek gardhi i imunitetit kushtetues.
Strazimiri: Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Këtu sot nuk lejohet të përmendet emri i Saimir Tahirit. Hiqeni Tahirin nga çdo fotografi që ka me Edi Ramën. Retushojeni siç bëni gjithmonë.
Halimi: Rasti i Tahirit është rast flagrant i pengimit të reformës në drejtësi.



