Fotografi francez Eric Lafforgue e ka vizituar pesë herë Korenë e Veriut. Ai ka realizuar foto që tregojnë varfërinë në të cilën jetojnë qytetarët e shtetit komunist. Në një prej vizitave të tij, Lafforgue realizoi disa foto në zonat rurale.
Një muaj pas kthimit nga Koreja e Veriut, ai mori një letër në të cilën ishin edhe disa prej fotove të tij. Në letër thuhej se ato foto ishin të papërshtatshme për regjimin dhe për këtë arsye, ai nuk duhej të kthehej më atje.
“Ata e dinë se sa herë shkoj, unë bëj foto. Ata i duan paratë e turistëve deri në momentin që njërit prej drejtuesve i shkaktohet ndonjë problem.
Lafforgue thotë se prej vitesh e luan lojën e tyre.
“Regjimi i Koresë së Veriut kopntrollon gjithçka që del nga vendi. Edhe mua. Kur më lejojnë të bëj foto të fëmijëve të qeshur, e bëjnë këtë në të mirë të vendit. Unë bëj foto të tilla sepse ka një pjesë njerëzish që jetojnë të lumtur. Sigurisht, atyre u është bërë shplarje truri”, thotë ai.



