Pas replikave në distancë mes Ramës dhe Voltana Ademit, nis rikonstruksioni i Urës së Bunës (VIDEO)

Pas replikave në distancë mes Ramës dhe Voltana Ademit, nis rikonstruksioni i Urës së Bunës (VIDEO)

Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes nisin punimet për rikonstruksionin e urës së lëvizshme të Bunës në Shkodër, i cili është Monument Kulture i kategorisë së parë.

Punimet që do kryhen nga specialistë të forcave xhenio pritet të përmbyllen brenda 5 javëve.

Ura e Bunës ishte bërë shpesh objekt debati mes Bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

10 milion lekë të akorduara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është vlera e financimit për rikonstruksionin e urës së vjetër të Bunës.

Nisjen zyrtarisht të punimeve nga ana e specialisteve të forca xhenio, e inspektoi vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli me kolegun Ditmir Bushati.

Ministri, Ditmir Bushati, apeloi që bashkia Shkodër t’i bashkohet një nisme më të madhe që do të ndërmerret nga qeveria pas urës së Bunës, që është rivitalizimi i zonës turistike të Shirokës.

Një projekt ambicioz, tha ai, që do ta kthejë këtë zonë në perlë të turizmit.

Ndërsa Mimi Kodheli evidentoi qartesisht se kjo ure nuk eshte prone e Ministrise se Mbrojtjes.

Ura e lëvizshme e Bunës e shpallur Monument Kulture është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha.

Ajo ka qenë hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, ku si fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy