Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka pranuar padinë e Valon Ademit, aksionerit në minorancë në Aeroportin e Vlorës, duke vendosur pezullimin e çdo vendimi të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
Ndërkaq, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
Kujtojmë që Ademi është përplasur me aksionerin kryesor Behgjet Pacolli, ku në qendër të konfliktit mes tyre ka qenë ndarja e aksioneve në shoqërinë koncesionare të Aeroportit të Vlorës.
Mcn Tv disponon vendimin e gjykatës, ku thuhet se është vendosur për:
“Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar marrjen e çdo vendimi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., të njoftuar për t’u mbajtur më datën 20.10.2025, sipas atij rendi dite, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si dhe pezullimin e të drejtës së votës të ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA” deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave të datës 03.04.2025, me objekt transferimin e 49%të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIAsh.p.k. tek blerësi 2AGroup sh.p.k".
Kundër këtij vendimi lejohet ankimi veçantë në Gjykatën e Apelit tëJuridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve.



