Prej kësaj të shtune Parku i Pallatit të Brigadave i hapur për publikun

Prej kësaj të shtune Parku i Pallatit të Brigadave i hapur për publikun

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të gëzuar për të gjithë banorët e kryeqytetit por jo vetëm. Ai shkruan në “Facebook” se duke nisur nga e shtuna Pallati i Brigadave do të jetë i hapur për ta.

“Prej kësaj të shtune, Parku Fantastik i Pallatit të Brigadave do të jetë i hapur për publikun çdo fundjavë”, shkruan Rama.

Pallati i Brigadave

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitektët italianë në fillim Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte destinuar për familjen mbretërore (Mbreti Zog I) por ndërtimi i tij nuk arriti të përfundonte deri në vitin 1941. Ndërkaq Mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1939 si pasojë e pushtimit italian të vendit.

Sipërfaqja shtrihet në shumë zona dhe përbëhet nga shatërvanë me zinxhirin e ujit, galeri skulpturash në disa parqe, disa radhë kopshtesh me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit, kopshti me pishinë si dhe pista e stërvitjes së kuajve.

Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30 -’43. Rezidenca ka shërbyer si Pallat Mbretëror vetëm një herë, gjatë vizitës së Perandorit Viktor Emanueli në Shqipëri në maj të vitit 1941. Emrin “Pallati i Brigadave” e mori në vitin 1945 në nderim të brigadave partizane që e çliruan, emër i cili u përdor gjatë regjimit komunist.

Duke filluar nga viti 1992, pas rënies së komunizmit, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial për pritje zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy