
Brenda qeverisë shqiptare askush s'di të përgjigjet ku ndodhet Ervis Martinaj. I pyetur nga mediat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se këtë përgjigje duhet ta japë homologu i tij, Blendi Çuçi. Ndërsa pas 100 ditëve, Policia e Shtetit ende s'ka informuar publikun ku ndodhet bosi i lojërave të fatit, në është vrarë apo ka inskenuar zhdukjen.



