Instituti i Shëndetit Publik, konfirmoi se 3 persona kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e infektimit me virusin e etheve të Nilit, ndërkohë që 17 qytetarë të tjerë rezultojnë të infektuar.
Lidhur me këtë në një bisedë në skype me Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik u shpreh se rastet vijnë nga Lushnja, Fieri, Kurbini dhe se rastet e evidentuara janë të moshës mbi 62 vjeç.
Ajo tha se një përqindje e vogël ka prekur zonat neuroinvazive, ndërsa bëri të ditur se jo çdolloj ushkonje që pickon e transmeton virusin. Sipas saj virusi ka simptoma të fruthit dhe se virusi nu ,und të trajtohet në kushte shtëpie.
Situata prej dy javësh po monitorohet intesivisht nga ISHP dhe mjekët. Rastet përkatësisht jo vetëm ata që kanë humbur jetën por dhe ata 17 të infektuar janë nga Lushnja, Fieri dhe Kurbini. Janë zona ku janë evidentuar dhe prezenca e mushkonjës kulieks pipienc, janë vatra ku zhvillohet kjo mushkonjë dhe lloj i saj hibrid ka tendencë të mbartë virusin dhe ta transmetojë atë te njeriu.
Diagnoza është për tu vlerësuar dhe grupmosha e prekur në rastet e evidentuara i kemi mbi 62 vjeç. Duhet theksuar se ethet e Nilit është një infeksion asimptomatik në 80% të rasteve.
Më tej ajo shtoi se mushkonja është vektori që bënë transmetimin e etheve të Nilit, por ndërkohë e merr virusin nga një rezervuar që janë zogjtë.
Ndërkohë ndikon ekosistemi, kushtet klimatike, shtegtimi i zogjve dhe Shqipëria me prezencë të madhe të mushkonjës kulieks pipienc, por duhet theksuar se jo çdo mushkonjë që pickon e transmeton, por është një lloj i nënllojit e që e transmeton. Nga njeriu te një mushkonjë e një lloj tjetër ky virus nuk transmetohet. Virusi ka simptoma të ngjashme me fruthin në lëkurë
Rastet kërkojnë në mënyrë ciklike marrjen e mostrave, nuk mund të merret vetëm një mostër për të mbyllur diagnozën. Nga ana tjetër 17 rastet e evidentuara janë të hospitalizuar në QSUT. Nuk ka një trajtim specifik për këtë virus por në varësi të problematikës trajtohet në spital dhe jo kushte shtëpie.
Me një periudhë klinike që shkon nga 3-6 ditë situata më pas qetësohet, si diarre, dhimbje koke, kjo periudhë kalon në mënyrë të qetë me këshillimin e mjekut, por nëse kalojnë këto ditë dhe kalojmë në një status tjetër nuk jemi shumë të kthjellët, ngurtësohen muskujt të qafës, ka frikë nga drita janë disa shenja karakteristike që kuptohet nga vetë individi dhe gjithsesi nëse shenjat precipitojnë mbi 5 ditë dhe personat janë nga këto zona perspektive atëherë duhet ti drejtohemi mjekut.



