Kortoçi: Skema e re e pensioneve, domosdoshmëri. Është ulur numri i kontribuesve dhe ka informalitet të lartë

Kortoçi: Skema e re e pensioneve, domosdoshmëri. Është ulur numri i kontribuesve dhe ka informalitet të lartë

Kortoçi: Skema e re e pensioneve, domosdoshmëri. Është ulur numri i kontribuesve dhe është rritur informaliteti

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha në studion e emisionit “MCN Economy” se ndryshimi i skemës së pensioneve është një domosdoshmëri.

Sipas Kortoçit, skema e re është e nevojshme jo vetëm për faktin që reforma e 2015 nuk arriti objektivat e saj, por edhe për shkak të ndryshimeve demografike dhe informalitetit.

Është bërë domosdoshmëri ndryshimi i skemës aktuale të pensioneve, jo vetëm për faktin se reforma e 2015 nuk arriti të plotësonte të gjitha objektivat, apo zgjidhte të gjitha problematikat që kishte skema e mëparshme, por edhe për faktin që në një dekadë, kemi ndryshime të vazhdueshme, jo vetëm në aspektin demografik, pra që kemi largimin e një numri shumë të madh të shqiptarëve që e kanë zvogëluar numrin e kontribuuesve në skemën e pensioneve, por edhe për faktin sepse kemi vijueshmëri të informalitetit, si të informalitetit të plotë të pagave, po ashtu edhe informaliteti të pjesshëm të pagave.

Informaliteti e dëmton dy herë skemën e pensioneve. Informalitet do të thotë që ai punonjës nuk regjistrohet si i punësuar dhe nuk derdh asnjë kontribut. E ardhura e tij mbi këtë skemë është zëroi. E dyta informaliteti i pjesshëm. E ka deklaruar punonjësin si kontribuuesin, por vlera që derdh ai është minimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy