
Gazetari Klodian Tomorri thotë se qeveria nuk i ka mundësitë të ndërtojë port të ri tregtar në Durrës. Kostoja totale e këtij të fundit do të arrinte 2 miliard euro, një investim i pamundur për qeverinë në këtë kohë krize, kur vetëm përgjatë 6 muajve të parë janë shpenzuar 300 milionë euro për importin e energjisë.
Shqipëria është vend i rrezikuar nga borxhi. Shtyrja e vendit drejt aventurave të reja i rrit edhe më shumë këto rreziqe. Nuk mendoj se qeveria do të ndërtojë një port të ri tregtar në Durrës. Ai port nuk ka për t’u ndërtuar, të paktën jo në një periudhë të parashikueshme. Do të nevojiten 2 miliard euro dhe Shqipëria nuk ka mundësi të investojë një shumë të tillë. Durrësi do të mbesë pa port pasi do të shembet dhe do të ndërtohen resortet dhe porti i ri turistik që do të ndërtojë kompania arabe. Është një situatë që duhet të kufizojë rreziqet dhe jo t’u hyjmë aventurave të reja. Janë importuar 300 milionë euro energji. Jemi ende në fillim të gushtit, viti ka edhe 5 muaj të tjerë dhe fatura mund të shkojë gjysmë miliardi dhe kjo është një goditje shumë e madhe.



