Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” se duhet ndaluar me ligj financimi i organizatave që janë politike, sikundër ishte “Mjaft”-i i Erjon Veliajt.
Çipi tha se “Mjaft”-i s’qe kurrë shoqëri civile, por një skalion i Ramës për të goditur Nanon dhe Berishën.
Sipas tij Soros e ka rekrutuar Veliajn që në Amerikë dhe e ka financuar.
Regjisori thotë se Soros mund ta përdorë Shqipërinë nëpër tryeza si monedhë këmbimi.
Ne këtu kemi shoqëri civile të ashtuquajtur, dhe përditë ankohemi që s’është shoqëri civile, sepse paguhet. Paratë që merr shoqëria civile në Shqipëri më së shumti vijnë nga jashtë. Nuk është gjë e keqe që vijnë para. Është gjë e keqe që shteti shqiptar s’e di se kush paguan për çfarë. Ne nuk e dimë sa ndikim kanë në politikën shqiptare kanë në politikën shqiptare paratë që vijnë nga jashtë. Organizata qartësisht politike s’duhet të lejohen me ligj të financohen. Mjaft ka qenë i financuar që ditën e parë që ka lindur, gjoja si shoqëri civile. S’ka qenë kurrë shoqëri civile. Ka qenë një skalion politik i Ramës që u përdor për të goditur Fatos Nanon, pastaj edhe Berishën. S’ka qenë ndonjëherë shoqëri civile Mjafti. Skenari që unë kam në kohë është që George Soros e ka rekrutuar Erjon Veliajn që në Amerikë, e ka financuar për ta bërë gati për veten e vet. I duhet një tjetër, s’do rrijë vetëm me Ramën, Edi Rama nesër mund të vdesë! Sorosi mund ta përdorë Shqipërinë nëpër tryeza si monedhë këmbimi”.
Vazhdo beso ti që Veliaj s’është i zgjedhuri dhe i financuari i Sorosit. Mjafti ka qenë OJF-ja më e financuar në historinë e Shqipërisë. Që ditën e parë mori zyra, mori një vilë. Kush i solli? Pse janë të gjithë të financuar nga shkolla të Sorosit. Janë të tërë të financuar nga Sorosi, nga 15 vjeç në 19 vjeç, janë dërguar me ekspedita të gjithë të trajnohen nga Elisa Spiropali te Veliaj. Ti e di që Veliaj një semestër shkollë ka bërë, 5 semestrat e tjerë i ka bërë duke bredhur nëpër botë. A është ky Soros që cakton se kush duhet të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut?! Darian Pavali, që ka qenë drejtori juridik i Sorosit në Nju-Jork. Për të rritur ndikimin e Sorosit në atë gjykatë”.



