Në qarkun e Shkodrës, segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdojnë të jenë të bllokuar. Në Pukë, akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Në Malësië të Madhe vijojnë të jenë të bllokuara akset rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë. Ndërkohë në disa fshatra të Njësisë Administrative Dukagjin dhe në Puka nuk ka energji elektrike. Temperaturat e ulëta kanë vijuar në të gjithë vendin, në Dibër termometri shënon -15 gradë, ndërsa akulli ka mbuluar qytetin e Burrelit, Peshkopisë dhe Bulqizës.



