
Analisti Lorenc Vangjali në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me marrëveshjet dhe atë se çfarë prodhoi samiti i mbajtur një ditë më parë në Tiranë.
Ai tha se ky është një takim historik i cili simbolizon marrëdhëniet e reja mes tyre. Sipas tij, me këtë samit u tentua të jepej një mesazh që Ballkani nuk është i vetëm në sfidat e tij të sigurisë dhe më pas ato ekonomike.
Besoj se ndërthuren me njëra-tjerën vështrimi politik dhe ai ekonomik. Shkaku i këtij samiti është Ukraina që dëshmoi që kufijtë jug-perëndimor të Evropës janë të kërcënuar dhe Ballkani është porta ku mund të depërtojnë fuqi jo miqësore. Kjo është e para. Me këtë samit u tentua të jepej një mesazh që Ballkani nuk është i vetëm në sfidat e tij të sigurisë dhe më pas ato ekonomike. Nga pikëpamja politike doja të thosha se të 27 liderët evropianë kush më shumë e kush më pak qeverisin gjithashtu 1/3 e popullsisë së shqiptarëve që janë të regjistruar në Shqipëri, ne kemi emigrantët andej. Kur flasim për Gjermaninë, Italinë, Greqinë kemi parasysh dhe shqiptarët atje. Nga pikëpamja ekonomike duhet të kemi parasysh që vullneti politik është kushtetues që këto të ecin para. Këto tre nënshkrime afrojnë një simbolikë domethënëse, e para komunikimi çelësi kyç, më pas marrëveshja e roming është shuarje e kufijve dixhital, sepse kufijtë nuk janë vetëm ato te trau. Po kështu dhe energjia, në një treg që është në kauz nga ajo që po ndodh në Ukrainë, BE afron një mundësi dhe deri në fazën e dytë mendohet të jetë një ndihmë deri në 1 mld euro për të kapërcyer këtë krizë dhe më e rëndësishmja tentativat për të shuar barrierat në arsim. Duke u nisur nga këto tre shtylla vullneti politik ka një nevojë e përbashkët sepse është ai krijimi i simbiozës që nuk ka paqe në Ballkan pa ndihmën e Evropës dhe anasjelltas.



