
Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja, uron gjithë besimtarët e për shumë vjet Krishtlindjen.
Duke folur për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se çdo i krishterë besimin e ka të themeluar në Krisht dhe e ka të pamundur të mos jetë shpresëplotë dhe besimplotë në këtë ditë.
Zbritja e Zotit në tokë do të thotë Zoti bëhet njeri që njeriun ta bëj si Zotin. Duke qenë se Zoti bëhet njeri, ajo që duket e pamundur bëhet e mundur dhe kjo në vetvete përmban shpresën dhe gëzimin.
Patjetër kushtet e ndryshme ekonomike dhe sociale jo gjithmonë e favorizojnë shpresën në rastin e Shqipërisë.
Varfëria ekstreme është shkak i largimit masiv që ka marrë përmasat e shpopullimit, është një fenomen që e vështirëson pasjen e shpresës.
Duke pasur si ideal idealin e dashurisë dhe praktikimin e saj, shpresa nuk mund të mungojë asnjëherë dhe me ndihmën e Zotit shpresa nuk humb kurrë.
Nuk jam person ekspert ekonomike, por nuk e kam të vështirë dhe të vë re që shtresa e të varfërve nuk është e vogël, për të mos thënë që po rritjet gjithnjë e më tepër.
Kam dëshirë që zëri im të orientohet tek shtresat në nevojë, terk të sëmurët që shpenzojnë një pjesë të buxhetit për shërimit.
Ndjeshmëria ime por edhe e gjithë të krishterëve të shkojë drejt kësaj shtrese të margjinalizuar.
Lidhur me shërbimin e kishës nëpërmjet mensës për njerëzit në nevojë, ai kujtoi se “Çka të bën e majta, mos ta dijë e djathta”.
Gjithmonë përpiqemi që në këtë afërsi ndaj të varfërve të jemi shumë të kujdesshëm.
Të varfrit brenda kishës katolike janë persona në qendër të saj, varfëria më shumë se kisha katolike nuk luftohet nga askush tjetër.



