
Maqedonia e Veriut u trondit ditë më parë nga një ngjarje tejet e rëndë, teksa 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska, rrëmbehet, vritet dhe makina digjet dhe se bashkëpunëtor i ngjarjes është vetë babai i saj.
Eksperti i sigurisë nga MV, Bashkim Selmani në një komunikim për MCN live, ka folur në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares pjesëmarrës në krim ishte dhe babai i saj, i cili e ka bërë për qëllime përfitimi.
Selmani theksoi se veprat penale klasike ku familja nuk prekej kanë ndryshuar.
I tërë vendi është tronditur nga një ngjarje e tillë, duke bërë që situata e sigurisë të kërcënohet në vend.
Ka ndryshuar etimologjia e veprave klasike të krimit tashmë. Edhe kriminelët më të mëdhenj kursejnë familjarët e tyre, në këtë rast krimi po zhvillohet në aspektin e familjes. Kjo është një situatë shumë e rëndë pasi përfitimet bëhen nga ana e familjes. Ka ndryshuar mentaliteti i krimeve bashkëkohore me veprat penale klasike. Tani veprat penale realizohen përmes anëtarëve të familjes dhe në familje, individët duan të përfitojnë.
Prindi ka dhënë informacione se në çfarë ore del fëmiu nga shtëpia, në ora 7.20 dhe këtu nisen dilemat para se këta kanë marrë informacione dhe u dyshuar se prindi është i involvuar dhe u ndalua nga organet e ndjekjes. Aktualisht kemi 3 persona të ndaluar, autori kryesorë i vrasjes aktualisht gjendet në Beograd, dhe flitet se do të ik drejt Turqisë, dhe nga ana tjetër personi i katërt që është marrë në pyetje pritet të zbardhet i tërë rasti.
Eksperti i sigurisë, thotë se 62% e popullatës në Maqedoninë e Veriut janë me kredi e borxhe dhe kësisoj këto janë rrethanat nxitëse për të mos kursyer realizimin e veprave kriminale edhe me viktimizimin e fëmijëve.
Ka ndryshuar etimologjia e veprave penale dhe këto vepra penale janë të nxitura nga institucionet.
Për arsye se institucionet tanimë nuk kanë një përcjellje dhe Maqedonia e Veriut ka një problem se borxhi publik është shumë i lartë dhe mbi 62% e qytetarëve janë me borxhe e kredi dhe faktorët ose rrethanat nxitëse janë pikërisht mjetet financiare që i detyrojnë qytetarët të kryejnë edhe vepra të tilla duke i viktimizuar edhe fëmijët e tyre që është jashtëzakonisht tronditëse.



