Temperaturat nën zero të cilat zgjasin prej ditësh në Korçë kanë shtuar rastet e urgjencave në spitalin e Korçës ku në ditë paraqiten rreth 40 persona për vizita me temperatura të larta dhe marrje fryme.
Korrespondentja Elsa Xhindole në një lidhje për MCN Live, deklaroi se nga komunikimi me mjekët rezulton se viroza zgjat deri në dhjetë ditë.
Sipas saj, dominojnë pacientët e moshave të reja, kryesisht me kollë të thatë dhe temperaturë dhe mjekët rekomandojnë qëndrimin e tyre në shtëpi dhe në temperatura të ngrohta.
Drejtoresha e spitalit të Korçës deklaroi se është shtuar numri i shtrimeve si pasojë e ndërlikimit të gjendjeve virale që kanë shkaktuar pneumoni.
Kemi rreth 40 raste vizitash në ditë dhe rreth 42 të shtruar kemi aktualisht komplikacionet e gjendjeve gripale sivjet janë respiratorë.
Për stinën është normale ky fluks që kemi ne, por ne kapacitet i kemi të gjitha. Nuk na mungon asgjë si në mjek, infermierë, barna.
Pacientët duan dhjetë ditë për rikuperim, pastaj dalin me shërbim ambulator në shtëpi.
Ky është një grip që i ka lënë përgjithësisht me ndërlikime pulmonore.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar janë marrja e frymës, temperatura që nuk bie.
Aktualisht kemi më shumë të rinj se të vjetër të prekur, të cilët e kanë neglizhuar gjendjen.



