Zbatimi i reformave me qëllim përfitimin e fondeve nga BE ka qenë tema e diskutimeve në mbledhjen e sotme të këshillit të integrimit, e cila bëri bashkë përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës duke shënuar hapin e parë drejt normalizimit të situatës në kuvend. Toni Gogu zbuloi se Shqipëria do të përfitojë 1 miliard euro fonde nga BE, ndërsa Jorida Tabaku tha se parlamenti duhet të ketë prioritet integrimin.



