Lushnjë, aksidentohet për vdekje një këmbësor

Lushnjë, aksidentohet për vdekje një këmbësor

Një person i seksit mashkull, ende i paidentifikuar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në by-passin Plug- Savër në Lushnjë.

Nga të dhënat paraprake raportohet se viktima ka dashur të kalojë nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe është përplasur nga një mjet që kalonte.

Policia njofton se:

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Savër, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy