Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur që të krijojë një ekip që mund të reagojë në rast se Rusia dhe Vladimir Putin vendosin të përdorin armë kimike biologjike ose bërthamore gjatë luftës në Ukrainë.
New York Times raporton se administrata e Presidentit Joe Biden ka organizuar një ekip zyrtarësh të sigurisë kombëtare.
Qëllimi i këtij ekipi, të quajtur “Ekipi i Tigrave” (Team Tiger), do të ishte se si të përgatisë SHBA dhe aleatët që të përgjigjen nëse Vladimir Putin, i irrituar nga mungesa e progresit, do të përdorte armë më të rënda.
Ndër skenarët e ndryshëm në shqyrtim është se si do të reagohet në rast se Rusia duhet të arrijë në vendet e NATO-s ose nëse Putini do ta shtrinte luftën në vendet fqinje.
“Ekipi i Tigrit”, u krijua më 28 shkurt, katër ditë pas fillimit të agresionit rus dhe mblidhet tre herë në javë për të përditësuar skenarët e konfliktit.



