
Selena Gomez doli këmbëzbathur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve SAG 2022 të dielën mbrëma, ndërsa prezantoi çmimin për performancën e jashtëzakonshme të një aktoreje femër në një rol dytësor së bashku me yllin e saj Martin Short.
Aktorja e "Only Murders in the Building", 29 vjeçe, ishte veshur me një fustan të zi të Oscar de la Renta. Gomez, e cila gjithashtu është nominuar për performancën e jashtëzakonshme në një serial komedi, veshi taka të zeza gjatë ecjes në tapetin e kuq.

Por pasi u rrëzua dhe ra në gjunjë para fotografëve, këngëtarja vendosi ti hiqte ato dhe të qëndronte zbathur.
https://t.co/7JzhcPAuQp pic.twitter.com/buTnCE8vJf
February 28, 2022
Disa njerëz e quajtën pamjen pa këpucë të Gomez "ikonike", ndërsa të tjerë shprehën konfuzion.





