
Forcat ajrore të Serbisë kanë marrë në dorëzim dy avionë luftarakë MiG-29 të Rusisë, pjesë e një blerjeje armësh që mund të rrisë tensionet në Ballkan dhe të forcojë ndikimin e Moskës në rajon. Në tetor, Serbia mori 6 avionë MiG-29 nga Rusia, e cila premtoi edhe dhënien e 30 tankeve luftarakë dhe 30 autoblindave nga rezervat ruse.



