Pipiria: Nuk ka flluskë në ndërtim, 35% e ekonomisë shqiptare është gri

Pipiria: Nuk ka flluskë në ndërtim, 35% e ekonomisë shqiptare është gri

Drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria, deklaron se edhe në kohën më të vështirë 2008-2015, asnjëherë nuk ka ndodhur një zhvlerësim i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, në mënyrë të menjëhershme dhe të ndjeshme.

Nga studio e MCN Economy, Pipiria tha se në rritjen e çmimit të ndërtimit duhen mbajtur parasysh shumë komponentë, mes tyre edhe kursi i këmbimit të euros.

Duke folur me shifra, Pipiria shtoi se në Shqipëri nuk ka një flluskë në ndërtim, por pohoi se 35% e ekonomisë shqiptare është gri, ose e paregjistruar.

Drupal Ad

45 mijë lekë ishte paga bruto në 2014, 75 mijë lekë paga bruto në 2024. Për dhjetë vjet të ardhurat janë rritur me 70%, çmimet me 60%.

Praktikisht nuk ka pasur një shkëputje të rritjes së çmimeve. Ekspozimi i bankave, sot kreditimi në sektorin bankar është 46% e depozitave.

Nga ky 46%, vetëm 49% lidhen me pasuri të paluajtshme, individë dhe korporata.

23% e depozitave shqiptare janë të lidhura drejtpërdrejtë me pasuri të paluajtshme. Nuk ka një flluskë në ndërtim.

Normat e interesit nuk janë rritur, 3.15% për pasuri të paluajtshme.

Kreditë e këqija janë mesatarisht 4.6% ndërsa në 2008 ishin 20%.

Sot jemi në nivele shumë të shëndetshme praktikisht.

Lidhur me numrin prej 50 mijë apartamentesh bosh në kryeqytet, Pipiria tha nuk mund të detyrosh diasporën që t’i nxjerrë banesat në treg dhe as kompanitë e ndërtimit.

Sipas tij, mund të jetë dhe versioni i AirBnb të cilat gjatë procesit të censit, po bëheshin gati për t’u hedhur në treg.  

Fakti që janë bosh, nuk do të thotë se duhet të ndalojmë së ndërtuari. Një leje ndërtimi është 4-5 vite, nuk mbaron në një vit.

Nëse marrim të gjitha statistikat, vetëm një pjesë ka dalë në treg dhe vetëm një pjesë konsumohet.

Ekonomia shqiptare ka 35% ekonomi gri dhe në të gjitha sektorët, një ekonomi e paregjistruar.

Pjesa gri është e panjohur. Pasuri të paluajtshme janë rreth 12% në pjesën gri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy