Prishja me Iranin/ Konjari: Masë ekstreme, por e drejtë

Prishja me Iranin/ Konjari: Masë ekstreme, por e drejtë

Diplomati Idriz Konjari e cilësoi të drejtë vendimin e qeverisë “Rama” për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, vend i cilit sipas tij ka rezultuar përgjegjës për sulmet kibernetike të kryera ndaj AKSHI-t në korrik.

Në studion e MCN TV, Konjari tha se prania e muxhahedinëve nuk përbën rrezik të shtuar për akte terroriste, nga të cilat, megjithatë, Shqipëria nuk është e përjashtuar.

Sipas tij, shërbimet e inteligjencës duhet të mbështeten financiarisht që të kryejnë me efikasitet detyrën e tyre në këtë aspekt.

Është një veprim ekstrem, shtetet e marrin në rastet kur ju cenohet integriteti territorial apo siguria kombëtare. Qeveria shqiptare ka pasur dhe ka fakte që është cenuar siguria kombëtare nëpërmjet hakërrimit kibernetik dhe ka marrë këtë vendim për të larguar ambasadën iraniane nga Shqipëria.

Nuk kam numër të saktë sa shtete kanë ndërprerë marrëdhëniet me Iranin. Por ky veprim i qeverisë shqiptare është një tjetër hap dhe një tjetër element që vërteton që regjimi i Iranit vepron në mënyra të ndryshme, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Vendimi i qeverisë shqiptare është i drejtë. Qeveria shqiptare u ka bërë të ditura edhe aleatëve ndërkombëtare, si NATO dhe vendet e BE.

Në rast se do të kishim një ambasadë në Teheran, i njëjti veprim do të bëhej edhe nga pala tjetër. Ne nuk e kemi, kështu që nuk do ta kemi këtë problematikë.

Sa u përket muxhahedinëve, do të thosha se në botën e sotme çdo vend është i rrezikuar nga aktet terroriste. Të tilla kanë ndodhur e do të ndodhin dhe Shqipëria nuk është e përjashtuar.

Është një punë e përditshme e shërbimeve të inteligjencës dhe që në gjykimin tim kërkon një këndvështrim tjetër, një mbështetje financiare edhe më të mirë, që këto shërbime të kryejnë gjithnjë e më mirë detyrat e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy