Bluzat e bardha dhe të moshuarit do të jenë të parë që do të vaksinohen në vend, ndërsa vaksinimi nis sot në orën 15:00.
"Punonjësit shëndetësorë në spitalet Covid. Do të fillojmë sot me mjekët dhe inferemierët e Covid 1 dhe 2. Më pas punonjësit shëndetësorë në reanimacione, urgjenca dhe në sistetimn tonë shëndetësor do të jenë të parët që do të vaksinohen. Grupet e identifkuara si prioritarë janë personat e moshuar dhe ata me probleme të shumta shëndetësore. Planifkojmë punonjësit shëndetësorë të vijënë të parët, por kemi dhe vaksinimin e kombinuar, personat e moshuar që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe të kujdesit shëndetësor të vijojnë vaksinimin. Ndërsa më pas janë personat mbi 75 vjeç”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp krah kryeministrit Rama.
Ajo sqaroi se çdo person që vaksinohet do të regjistrohet dhe do të ketë një kartë vaksinimi elektronik:
“Për ata që vaksinohen do të plotësohet formulari i vaksinimit, më pas do të hapet karta e vaksnimit elektronik në e-Albania, që do të ketë elementë sigurie, si serinë e vaksinës, datën e vaksinimit, etj. Informacionet elektronike do të ruhen”.
Rama për vaksinën: Nëse do të ishte për Covax, do të ishim ende duke pritur



