
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka akuzuar trupat ruse për bombardimet në vend.
Ai ka thënë se bota ishte në prag të një “katastrofe nga rrezatimi” pasi linja e fundit e rregullt që furnizonte me energji elektrike termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, që kontrollohej nga Rusia, u rivendos disa orë pasi u ndërpre nga sulmet e vazhdueshme.
Presidenti ukrainas tha se zyrtarëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, duhet t’u jepet akses urgjent në vend.
Zelensky fajësoi bombardimet të enjten nga ushtria ruse që shkëputi kompleksin e reaktorit, objektin më të madh të tillë në Europë, nga rrjeti elektrik.
Ai tha se gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike dhe e mbanin centralin të sigurt.
Nëse stafi ynë nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim përballur me një katastrofë nga rrezatimi. Rusia e ka vënë Ukrainën dhe të gjithë europianët në një situatë një hap larg një katastrofe nga rrezatimi”.



