“Rrjedhjet” e LSI-së/ Betohen katër deputetë, dy kandidatë të tjerë presin vendimin e KQZ (VIDEO)

“Rrjedhjet” e LSI-së/ Betohen katër deputetë, dy kandidatë të tjerë presin vendimin e KQZ (VIDEO)

Deputetët e rinj të opozitës janë betuar sot në sallën e Parlamentit, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Ky i fundit konstatoi se katër nga kandidatët e listës së LSI-së i plotësojnë kriteret për të plotësuar vakancat e krijuara nga radhët e partisë së opozitës, pas djegies së mandateve nga parardhësit e tyre në listë.

Ylli Shehu dhe Edmond Rushi nga lista e Tiranës, Enver Roshi nga lista e Elbasanit, Aurora Mara nga lista e Dibrës janë bërë pjesë e seancës që në nisje të saj dhe kanë bërë betimin si deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit. Nga radhët e LSI-së kanë dorëzuar formularin Elda Hoti, kandidate e listës në Lezhë, dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër.

Po ashtu, nga PD-ja kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e Korçës.

Pritet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve.

Vakancat e krijuara nga djegia e mandateve kanë shkaktuar “rrjedhje” sidomos nga radhët e LSI-së. Pavarësisht nga vendimi i partisë për të mos pasur në Parlament përfaqësues të saj, kandidatët e listave kanë shprehur interes për mandatin e deputetit, duke dalë kundër këtij vendimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy