Kryeministri Edi Rama deklaroi se SPAK nuk mund të konsiderohet opozita e qeverisë. Sipas kreut të qeverisë opozita ndodhet në një depresion të thellë, prandaj e ka kthyer SPAK-un të vetmen pikë referimi për ta goditur qeverinë.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ndër të tjera Rama u shpreh:
“SPAK nuk është opozita e qeverisë, është institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga ne, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse, në sensin që të tjerë janë betuar që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne. Është institucion që bën punën e vet. Nuk është opozitë e qeverisë, por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita e qeverisë, opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë”.



