Çyrbja strehoi në banesë Hajrin, informonte të dyshuarin për rrëmbimin e Jan Prengës për lëvizjet e policisë (VIDEO)

Çyrbja strehoi në banesë Hajrin, informonte të dyshuarin për rrëmbimin e Jan Prengës për lëvizjet e policisë (VIDEO)

Ka përfunduar operacioni me kërkesë të SPAK për ekzekutimin e urdhrave të arrestit ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.

Gazetari Arsen Rusta raporton nga SPAK se gjithë operacioni lidhet me rrëmbinmin dhe zhdukjen e Jan Prengës, pasi ndaj Altin Hajrit ka një masë sigurie.

MCN Live mëson pranë SPAK se për shkak të funksionit si deputet dhe politikan Jurgis Çyrbja ka mësuar për mandat arrestin për Altin Hajrin dhe lëvizjen e forcave operacionale për arrestimin e tij, duke bërë që operacioni për kapjen e tij të dështojë.

Gjithçka është zbuluar nga përgjimet e Sky Ecc. Ndërkohë që me mandatin e deputetit ka bërë veprimtari të paligjshme duke transferuar sekrete shtetërore.

Me ndërhyrjen e botës së krimit, Jurgis Çyrbja është zgjedhur i treti në qarkun e Durrësit, si deputeti më i votuar me mbi 6 mijë vota.

Por këto vota sipas hetimeve janë bërë me ndikimin e Altin Hajrit dhe elementëve të botës së krimit.

Policia mbrëmë ka qenë në Durrës, për të ndaluar Altin Hajrin, i cili sërish nuk është gjendur.

Ahmet Masha është arrestuar tjetër, i proceduar më herët për kontrabandë. Jurgis Çyrbja duhet të përballet me akuza të rënda prej të cilave rrezikon një marzh dënimi nga 15-25 vite burg.

Nuk dihet nëse do të lidhet roli i tij me atë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Ka të dhëna se Çyrbja ka strehuar Altin Hajrin në banesën e tij, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Prengës.

SPAK e akuzon ish-deputetin Jurgis Çyrbja, për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Altin Hajri prej vitesh rezulton në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020. Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi prej 200 kilogramë kokainë në portin e Portsmuth në Angli.

Për shkak të dhunës së ushtruar ne automjetin tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës për në një resort në Shijak, aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë. Trupi i Prengës nuk është gjetur ende.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja i cili pak ditë më parë dorëzoi mandatin e të zgjedhurit, u arrestua pasditen e së dielës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, teksa po udhëtonte me makinën e tij.

Më 9 tetor Çyrbja la mandatin nën argumentin e problemeve shëndetësore, pak ditë pasi ishte thirrur në SPAK, ndërsa po kjo prokurori disa ditë më vonë i komunikoi marrjen si të pandehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy