
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një shtetase ukrainase M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me një shtetase ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”.
Po ashtu janë proceduar penalisht 2 shtetase të tjera nga Ukraina, për ushtrim të prostitucionit.
Operacioni vijon për kapjen e shtetaseve të shpallura në kërkim, si dhe për goditjen e rasteve të tjera të kësaj paligjshmërie.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



