Meta akuza PD-së nga Lushnja: E nisën tek çadra e lirisë e mbyllën tek e oligarkisë

Meta akuza PD-së nga Lushnja: E nisën tek çadra e lirisë e mbyllën tek e oligarkisë

Presidenti i zgjedhur, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka akuzuar Partinë Demokratike nga Lushnja duke thënë se e nisën tek çadra e lirisë dhe e mbyllën tek çadra e oligarkisë.

Ai tha se LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë që u çmendën nga politikanët e çadrave. Meta pati edhe një mesazh për gratë lista, duke iu referuar përjashtimit të Jozefina Topallit nga lista e kandidatëve për deputetë.

“LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin tek çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë. LSI forcë e parë për vajzat e djemtë tuaj këtu në Lushnjë dhe në gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt. Kjo e ardhme e sigurt kërkon LSI-në forcë të parë që ul taksa dhe hap vende pune. Një drejtim të ri, me vizion të mençur”, tha Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy