Dy marokenë dhe një shqiptar janë autorët e dyshuar të një akti vandal ndaj një lokali nate në Balanzano të Italisë.
Tre personat në fjalë, dy maroken 33 dhe 32 vjeç, dhe një 33-vjeçar shqiptar janë nxjerrë jashtë nga lokali për shkak të sjelljes ngacmuese.
Por një orë më vonë, ata janë rikthyer të dehur dhe kanë kërkuar të hyjnë sërish në lokal.
Pasi janë refuzuar, ata kanë goditur dhe thyer vetratën e portës.
Pasi janë përpjekur t’i shoqërojnë jashtë, një prej tyre ka goditur me shkop në kokë njërin prej kamerierëve.
Ata janë arrestuar nga policia në momentin që po hipnin në makinë. Sipas kësaj të fundit, të tre rezultojnë me precedent të rëndë penalë në Itali.



