Baçi: “Primaret” përcaktojnë kandidatin e vetëm, Basha po mban forcërisht karrigen e kryetarit (VIDEO)

Baçi: “Primaret” përcaktojnë kandidatin e vetëm, Basha po mban forcërisht karrigen e kryetarit (VIDEO)

Deputeti demokrat Luan Baçi në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për të cilat u shpreh se ka propozime të shumta nga demokratët ndërsa theksoi se brenda pak orësh mund të ketë dhe emra konkretë.

Ndër të tjera ai tha se kandidatët e zgjedhur me primare do të jenë të vetmit kandidatë në këto zgjedhje të pjesshme dhe se do të garojnë me të vetmen, vulë dhe sigël që ka Partia Demokratike që nga krijimi i saj në 1991. Sipas tij deputeti Basha tashmë është shkarkuar nga anëtarësia dhe po qëndron aty duke mbajtur forcërisht karrigen e kryetarit të PD.

Ka filluar procesi është në vazhdimësi, ka propozime të shumta nga demokratët por edhe të vetë propozohet kushdo që ka dëshirë dhe që e ndjen veten të aftë të përballet. Afati ishte dhe sot dhe së shpejti do të bëhen publike dhe kandidaturat duke vendosur edhe datën për primaret për të nxjerr kandidatin zyrtar i cili do të jetë ai kandidat që do marrë më shumë vota nga anëtarësia. Nuk është si më parë që bëhen propozimet nga struktura, dhe nëpërmjet kryetarin nuk shihen fare kush propozohej dhe si propozohej.  

Asnjëherë se kam pranuar që njerëz të Bashës apo Berishës, e para janë të gjithë mbëhstetës të partisë demokratike, por ajo që shohim ne ka një konflikt të hapur mes deputetit Basha dhe pjesës tjetër që janë anëtarët e PD që janë në shumicë. Nuk ka grupime por ka një qëndrim të deputetit Basha duke dashur të mbajë forcërisht karrigen e kryetarit të PD dhe kjo ka krijuar në opinion një përplasje. Basha po shfrytëzon kohën e mosdhënies së një vendimi nga gjykata duke mbajtur selinë dhe duke e blindur, duke mbajtur vulën dhe kjo krijon një ngërç midis dy grupimeve, por mbështetësit e Bashës numërohen me gishta. Emra konkretë nuk kemi ende por besoj se kjo do të jetë ndoshta cështje orësh.

Do ketë vetëm një sepse formula është shumë e thjeshtë, atë do e përcaktojë vota e anëtarësisë. Janë të ftuar të vinë të gjithë pa ndarë se në cilin kuvend kanë marrë pjesë, të gjithë kanë të drejtë të hynë në këtë garë dhe nëse del më i votuari do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhje.  Komisioni rithemelimit ka aftësinë të organizojë primare në PD në këtë situatë dhe të bësh këtë për të ratifikuar vendimin është shumë e lehtë sepse 6 bashki është që do organizohen. Kandidati do garojë me të vetmen sigël që u miratua në kuvendin e 11 dhjetorit, që është sigla dhe vula që ka pasur PD që në krijimin e saj në 1991.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy