Venezuelë, atentat me dron presidentit Maduro (VIDEO)

Venezuelë, atentat me dron presidentit Maduro (VIDEO)

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka shpëtuar një atentati me dron të kryer gjatë kohës kur po mbante një fjalim me rastin e 81-vjetorit të themelimit të Gardës Kombëtare. Dy dronë me material eksploziv shpërthyen sipër kokave të të pranishmëve duke plagosur 7 persona.

Eventi po transmetohej drejtpërdrejt. Në pamje shfaqet momenti kur Maduro sheh lart, pasi është dëgjuar një gjëmim. 

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, ministri Jorge Rodriguez doli në një lidhje direkte në televizionet e vendit për të konfirmuar se bëhej fjalë për një atentat dhe kreu i shtetit nuk ishte lënduar.

Ndërsa më pas, vetë Maduro doli me një fjalim drejtuar vendit, gjatë të cilit bëri fjatorë për atentatin të djathtën ekstreme venezueliane në bashkëpunim mr konspiratorë në Bogota dhe Majami. Maduro përmendi edhe emrin e presidentit të Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i qeverisë kolumbiane, e cila me anë të deklaratës së një zyrtari të saj, tha se akuzat e Maduros janë të pabaza.

Atentatin e ka marrë përsipër një grup pothuajse i panjohur, i quajtur “Ushtarët me T-shirt”. Në një postim në Tuiter, ata shprehen se donin ta godisnin Maduron me dy dronët me eksplozivë, por këta të fundit u rrëzuan nga forcat e tij të sigurisë para se të arrinin objektivin.

“Të paktën treguam se janë vulnerabël. Sot nuk patëm sukses, por është vetëm çështje kohe”, shkruan grupi në rrjetin social. Të kontaktuar nga “Associated Press”, ata nuk kanë dhënë asnjë përgjigje në lidhje me ngjarjen.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy