Grupi Rolling Stones nderohet me një gur në Mars

Grupi Rolling Stones nderohet me një gur në Mars

Nasa po nderon grupin e njohur “Rolling Stones” duke emëruar një shkëmb në Mars, sipas emrit të grupit.

Një shkëmb i rrokullisur në Mars ka stimuluar imagjinatën e NASA-s.

Agjensia hapësinore amerikane, e cila e ka parë shkëmbin falë ‘lander InSight’, ka vendosur t’i vendosë emrin e grupit legjendar Rolling Stones, raporton DailyMail.

Që nga dje shkëmbi gjigand do të quhet “Rolling Stones Rock’.

Njoftimi u lançu nga aktori Robert Downey Jr, ylli i Marvel Iron Man, gjatë një koncerti në skenën stadiumit Rose Bowl, në Pasadena, në Kaliforni, jo larg nga Laboratori i propulsionit Jet të NASA-s që kontrollon InSight.

I përkëdhelur në sedër, Mick Jagger komentoi duke thënë se “NASA na dha diçka që e kishim ëndërruar gjithmonë, një gur në Mars, i gjithi yni. Nuk mund ta besoj".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy