Investimet strategjike, Meçe debaton me Telitin: Thoni oligarkët por nuk u zini në gojë emrat se ju financojnë edhe ju

Investimet strategjike, Meçe debaton me Telitin: Thoni oligarkët por nuk u zini në gojë emrat se ju financojnë edhe ju

Inxhinieri Arben Meçe debatoi me studion e MCN Economy me këshilltarin për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, në lidhe me investimet strategjike. Meçe tha se një pjesë e përfituesve janë oligarkë pranë Partisë Demokratike, të cilëve kjo e fundit nuk ua përmend kurrë emrin. Meçe tha se as vetë ligji për investimet strategjike nuk është ankimuar kurrë në Kushtetuese nga opozita.

Ligji për investitorët strategjikë ka pesë vjet që është bërë. Ka probleme serioze brenda vetes. Ky ligj antikushtetues nuk është ankimuar nga opozita. Është përdorur thjesht politikisht. Në emër të investitorit strategjik janë disa oligarkë që kanë përfituar.

Asnjëherë ky ligj nuk ka shkuar në Kushtetuese dhe nuk është përmendur me emër asnjë. Kjo opozitë ka pasur disa detyra që efektet e një ligji antikushtetues ti pengojë me mekanizmat që ka sistemi. Por thjesht ka folur dhe nuk ka vepruar. Pra, i ka dhënë jetë.

Investitorët strategjikë janë ca oligarkë që financojnë PD, Berishën, por nuk u zihet emri në gojë. Pra, goditja bëhet nominale, me emër, me mbiemër, me çështje.

Ku ka investime amerikane, gjithmonë kjo konjukturë ndërhyn. Doni Skavicën? Ka ndërhyrë? Doni Butrintin? Kanë ndërhyrë. Për të tjera jo, edhe pse është i njëjti mekanizëm. Marrim Durrësin psh. E shkatërruan. Pse nuk flasin? Kur vjen puna te oligarkët që këta kanë lidhje nuk flasin. 30% është dhënë koncesioni. E dini sa është dhënë në Sarandë? 250 mijë metër katror me 1 euro.

Sipas Meçes, emrat e përfituesve në rastin e Sarandës nuk përmenden sepse ata janë njerëz pranë pushtetit dhe pranë opozitës njëkohësisht.

U janë dhënë dy oligarkëve pranë këtyre dhe pranë qeverisë.

Shteti me këta të dy poligarkë që financojnë PD e ka dhënë me 1 euro metrin katror. I keni dëgjuarë të flasin për Sarandën? Është bllokuar vetëm falë nismës së një oficeri që ngriti problemin e ushtrisë.

Oligarkët që kanë marrë koncesionin në Sarandë kanë emër dhe mbiemër. Është detyra juaj si opozitë t’i denocnoni.

Akuzës së Telitit për ndërtime mbi lulishte, Meçe iu përgjigj:

Në Shqipëri janë shumë institucionet që i posedojnë pronat. Qeveria ka nxjerrë një vendim për ta ngarkuar me menaxhimin e tyre një institucion të vetëm. Por prodhimi i këtij institucioni nuk ndryshon parimin.

Unë jam vetë në gjyq me Edi Ramën, nëse në Shqipëri ka një  njeri që nuk ka asnjë marërdhënie me Edi Ramën ai është Arben Meçe. Nuk kam asnjë marrëdhënie me shtetin, mbroj parimin. Nëse parimi ndesh me manipulimin politik, unë nuk e pranoj. Sistemi është ndërtuar në formë të tillë që opozita që duhet të godasë, bashkëpunon me ta. Nuk është thënë deri më sot një emër oligarku.

Përsërite ndërtimin mbi lulishte. Ki kurajën të thuash emrin e njeriut. Këtu janë penalizuar të gjithë. Vetëm ju nuk jeni penalizuar.

Edhe në qoftë se ndërtimi në lulishte është me leje, çfarë lidhje ka me temën ? Ndërtimi me leje në lulishte nuk është objekt i kësaj për të cilën na keni thirrur. Nëse është kështu, çështja shkon në gjykatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy