
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës deklaroi përmes një lidhje telefonike me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Sali Berisha dhe ish-komandanti i gardës janë fajtorët për vrasjet e 21 janarit.
Duke vijuar më tej, Nika tha se çështja duhet t’i shkojë SPAK-ut pasi ai se Prokuroria e Tiranës ka falsifikuar prova.
Mesa dëgjoj, ne duhet t’ju informojmë se ne nuk e kemi ndaluar jetën megjithëse jemi në zi, kemi bërë përpjekje të hetojmë. Prokuroria nuk na ka lejuar hapësirë për t'u njohur me çështjen, e kanë mbajtur çështjen të mbyllur. Autoritetet nuk na kanë njohur si palë e dëmtuar më parë. Më parë e kemi pasur të vështirë. Prokuroria ka qenë e varur nga PD. Qeveria nuk merret me hetime, duhet të kishte krijuar kushte nëpërmjet SHIK-ut dhe policisë të sigurojnë prova për ta akuzuar vrasësit dhe organizatorët e mitingut.
Ne nuk kemi mundur të marrim asnjë informacion nga Prokuroria kemi bërë kërkesë me shkrim. Kemi verifikuar se çështja e Aleksit në Prokurorinë e Tiranës është pa veprime. Ata kanë çuar plumbin në laboratorë të huaj. Është dëmtuar nga laboratori i kriminalistikës, dhe nuk ka laborator që e identifikon armën nga ka dalë. Plumbi është i deformuar. Ata e kanë një plan ta pezullojnë çështjen sërish.
Po sikur të mos kishte plumb në trup Aleksi. Shkenca e kriminalistikës ka mjete që përcaktojnë këndin e qitjes. Po sikur të kishin qëlluar 3 veta njëkohësisht dhe të ishin vrarë 15 vetë. Vetë autorët nuk e dinë se cili plumb e ka vrarë Aleksin. Është krim shtetëror që nuk është është hetuar nga Prokuroria.
Analistët anojnë nga vrasësit.
Prokuroria e Tiranës ka vonuar dhënien e përgjigjes së Strasburgut. Ajo çështje është e provuar.
Rama është politikan, nuk është jurist për të na mbrojtur ne. Ajo është vrasje politike.
Dosja nuk ekziston, ka disa fletë pa veprime objektive. Hetimet nuk kanë qenë aktive. Ne presim nga Prokuroria, akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve dhe ish-komandantin e gardës. Saliu thotë i kam vra, Basha thotë vrasje legjitime, ata pranojnë si i kanë vrarë. A janë legjitime apo kriminale duhet të merret prokuroria.
Kjo çështje duhet t’i shkojë SPAK pasi Prokuroria e Tiranës ka falsifikuar çështjen, kanë prova që plumbi është deformuar.
I besojmë vetëm SPAK-ut, askujt tjetër.



