
Rreth 33 mijë nxënës shqiptarë mësojnë në klasa të bashkuara. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla e cila ka theksuar se një ndër sfidat e ardhshme do të jetë shpërbërja e klasave kolektive.
Nikolla ka apeluar sërish prindërit, të tregojnë kujdes me librat që fëmijët t’i mirëmbajnë ato, për shkak të përdorimit të tyre nga brezat e ardhshëm. Numri një I arsimit, u pyet edhe rreth cmimit të librave, për të cilat ka patur një rritje të konsiderueshme të tyre.
Ndërkohë 700 mësues do të kontribojnë në arsimimin e fëmijëve, me nevoja të vecanta në gjithë vendin.



