Partia e Giorgia Melonit, Fratelli d’Italia, është favoritja kryesore për zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit në Itali. Në një lidhje Skype nga Italia, Neredia Xhakolli, anëtare e partisë së Melonit tha se kjo forcë politike ka fituar votues për shkak të zhgënjimit të italianëve nga rivalët e majtë.
Nëse rritja e numrit të anëtarëve të partisë ka qenë shumë e madhe, kjo vjen sepse shumë të zhgënjyer nga partitë e tjera po gjejnë te Meloni mbajtjen e fjalës së dhënë.
Xhakolli tha se sheh te Meloni një grua me ambicie që do të çojë deri në fund sfidën e vet.
E zgjodha këtë parti sepse tek ajo shikoj një grua shumë të fortë, një grua patriote. Ndoshta reflektoj veten time te ajo. Nuk kam përgatitjen e saj, por po t’i kthehem të kaluarës jam studente e ’90-s. Te Meloni shikoj patrioten e vërtetë.
Nuk është e vërtetë që është kundër emigrantëve, por kundër emigrimit të paligjshëm.
Rruga që ka ndjekur ajo ka qenë besnike në idealet e saj, por aspak e thjeshtë. Më kujton burrneshat e Shqipërisë, nënat që ishin kolona e shtëpisë, që dinin t’i kullandrisnin gjërat shumë mirë. Ngritja e zërit i shërben mbrojtjes së idealeve të saj. Nuk është e lehtë të jesh në krah të Berlusconit dhe ajo ia ka dalë.
Nëse rritja e numrit të anëtarëve të partisë ka qenë shumë e madhe, kjo vjen sepse shumë të zhgënjyer nga partitë e tjera po gjejnë te Meloni mbajtjen e fjalës së dhënë.



