Alarm në Maqedoni, rritet niveli i lumenjve (FOTO)

Alarm në Maqedoni, rritet niveli i lumenjve (FOTO)

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Maqedoninë ditët e fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumenjve dhe kanë vështirësuar lëvizjen në disa akse rrugore. 

Ngritje e nivelit të ujit është vërejtur edhe në lumenjtë Treska, Radika, Sateska, Kiçevska, nëpër rrjedhën e epërme të Vardarit në atarin e fshatit Raotnicë, si dhe në degët e tyre, bën me dije Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Sipas tyre në disa zona rrezikohet që lumi të dalë nga shtrati. DMSH bën me dije se pritet intensifikim të reshjeve të shiut ditëve në vijim.

Për shkak një shembje të madhe komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Mavrovë – Strazhë zhvillohet në një korsi me prezencë të policisë së komunikacionit, informojnë nga LAMM. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në vendngjarje dhe punojnë në pastrimin e rrugës. Shembja është dy kilometra para qafës malore në rrugën magjistrale A2 Mavrovë-Strazhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy