GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj shoferit të Ardi Veliut

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj shoferit të Ardi Veliut

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliut dhe familjarë të tij, që akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit. Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj, dhe dy vajzat e tyre u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari që ka dyqanin qendror në Tiranë.

Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy