Kreu i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta ndodhet aktualisht për një vizitë 2 ditore në Malin e Zi.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij në Parlamentin e këtij vendi Meta ka siguruar se Mali i Zi gëzon mbështetjen e plotë të politikës shqiptare për antarësimin në NATO, ndërsa ka theksuar se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi e rëndësishme mes dy vendeve.



