Dosja "Veliaj”/ Kume: Qeveria po pret vendimin e Apelit për ta shkarkuar si kryebashkiak (VIDEO)

Dosja "Veliaj”/ Kume: Qeveria po pret vendimin e Apelit për ta shkarkuar si kryebashkiak (VIDEO)

GJKKO ka lënë në arrest me burg kryebashkiakun Erion Veliaj. Në studion e MCN Informacion, gazetari Mariglen Kume tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm. Ai shtoi se për rastin e Veliajt po pritet vendimi i Apelit, në mënyrë që të procedohet me shkarkimin e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale të parakohshme për Tiranën.  

Është e plotësisht e kuptueshme se përderisa hetimet vazhdojnë ende dhe ai nuk është marrë i pandehur ekziston mundësia që ai të prishë provat. Të gjitha këto japin argumente të mjaftueshme për GJKKO që ai të qëndrojë në arrest me burg. Nuk është asgjë garancia pasurore. Më shumë rëndësi ka mënyra si do të hetohet. Nuk prisja vendim ndryshe. Po të kishte do të shtohej dyshimi se nuk kemi drejtësi të pavarur. 

Duhet transparencë e plotë dhe të ezaurohet. Në ato miliona euro të vjedhura, Veliaj ku qëndron. Dhe e dyta në inceneratorin e Tiranës ka apo jo përgjegjësi penale? Besoj që kur është bërë dosja për të cilën ndodhet Veliaj në masën e arrestit, burime më kanë konfirmuar se kanë marrë komplimente nga partnerët ndërkombëtarë për mënyrën e hetimit. 

Para disa muajsh, një burim më tha që prokurori kishte bërë parashikimet e tij, që nga mesi i këtij viti mund të përfundojnë edhe hetimet për dosjen ku është zoti Veliaj te çështja e inceneratorit. Por edhe kaq prova sa janë janë të mjaftueshme për të kuptuar se ai ka shfrytëzuar postin, ka keqpërdorur besimin e qytetarëve etj. si për 5D, por edhe për inceneratoritn që është vepra korruptive më e madhe që e identifikon Bashkinë e Tiranës në këtë gjë. 

Informacionet janë që po pritet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe më pas mund të kemi një hap nga ana e qeverisë për shkarkimin e zotit Veliaj në mënyrë që t’u hapet rruga zgjedhjeve të reja lokale në tetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy